TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2024, 20:20

Sherr me mjete të fortë në Korçë, plagoset 60-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me mjete të fortë në Korçë, plagoset

Një i moshuar është plagosur me sende të forta në Korçë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njeri tjetrin e për pasojë ka mbetur i plagosur një 60 vjeçar.

Policia mësohet të ketë shoqëruar për ngjarjen një person për të sqaruar rrethanat pasi ka dëshmi kontraktidore nga vendi i ngjarjes.

60 vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person ndërkohe që të tjerë persona në vendngjarje i kanë bërë me dije policisë se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht.

60 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekimet e para dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje