
Një sasi prej 41 kg e 700 gram lëndë narkotike e llojit heroinë është sekestruar në Tiranë në operacionin e koduar “Fusha e kuqe”.
Në pranga ka rënë shoferi i makinës tip “Benz” Armando Papa 31 vjeç banues në Fushë Kuqe dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij R. G., banues në Sukth.
Policia thotë se ndërhyri nisur nga informacionet e marra në rrugë operative duke lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje