TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 14:03

Polici shantazhohej me foto intime që kishte me një 16-vjeçare, Prokuroria firmos 4 urdhër-arreste

Shkruar nga Pamfleti

Polici shantazhohej me foto intime që kishte me një 16-vjeçare,

Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhër-arreste lidhur me shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare.

Tre të rinjtë i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai kishte me të miturën.

Për rrjedhojë policia arrestoi 2 nga të rinjtë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Burime për News24 bëjnë me dije se ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të.

Sa i takon dënimit apo jo të policit, ende nuk është marrë një vendim nga grupi hetimor.

Lini një Përgjigje