TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2023, 09:50

Plas sherri për pronat në Librazhd, i riu godet me grushte dhe sende të forta 40-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri për pronat në Librazhd, i riu godet me grushte dhe sende

Një sherr për motive pronësie ka ndodhur mes dy personave në Prrenjas. 

'Blutë' bëjnë me dije se një 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe sende të forta një 40-vjeçar, ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar automjetin. 

Sakaq, policia njofton se të personat po heton në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 30 vjeç, dhe 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

sherr prona librazhd

Lini një Përgjigje