TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 11:56

Plagosja e 3 të rinjve në Athinë, identifikohet shqiptari i arratisur; lidhja me bandën e Çoles në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 3 të rinjve në Athinë, identifikohet shqiptari i

Është zbuluar identiteti i shqiptarit të shpallur në kërkim në Greqi, i cili bashkë me një shqiptar tjetër, i cili është arrestuar, plagosën 3 grekë mbrëmjen e së shtunës, jashtë një lokali në “Gazi” të Athinës.

Ai është Nardi Ismet Idrizi, 37 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Vlorë. Ai është i njohur edhe si Fatbardh Idrizi. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.

Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në një ngjarje të ndodhur në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrulles së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj.

Ai rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012 dhe i liruar para disa kohësh nga burgu. Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.

 

athine plagosje 3 te rinj shqiptar

Lini një Përgjigje