
Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, një makinë tjetër.
Uniformat blu raportojnë se Mario Xhangolli dhe Sindi Syzo kanë përplasur makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari Eris Cekani. Dyshohet se pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar 39-vjeçarin.
Gjatë largimit me mjetin tip ‘Hummer’, Xhangolli dhe Syzo, kanë përplasur një tjetër mjet. Më tej, pas aksidentit ato kanë braktisur makinën e tyre dhe janë larguar.
Njoftmi i policisë:
Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale.
Lini një Përgjigje