TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2025, 12:21

Pastruan miliona euro nga trafiku i drogës, GJKKO shpall vendimin për ish-drejtoren e kadastrës dhe 3 persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Pastruan miliona euro nga trafiku i drogës, GJKKO shpall vendimin për

GJKKO ka shpallur vendimin për 4 persona, mes të cilëve edhe ish-Drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, që sipas SPAK kanë pastruar paratë e drogës.

Ata akuzohen se pastruan mbi 1.25 milionë euro të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë.

GJKKO vendosi që Rajmonda Dashi të dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, por ky dënim i konvertohet në 3 vite shërbim prove

Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj dënohen përkatësisht me 6.8 vite burg dhe 5 vite burg, ndërsa Ardjan Malasi, ortak i vëllezërve Ramaj, dënohet me 6 vite burg.

Sipas SPAK, Rajmonda Dashi akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, të dënuar në Belgjikë të pastronin paratë e ardhura nga trafiku i drogës.

Të pandehur janë marrë dhe vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj si dhe Ardian Malasi i njohur i tyre, ortak dhe adminsitratori i shoqërisë “Ledio 04' për kryerjen e veprave penale  “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal. SPAK kërkon dhe konfiskimin e paurive të sekuestruara më herët të pandehurve.

Vëllezërit Ramaj rezultojnë se janë dënuar nga autoritetet belge në 2021 për vepra të lidhura me narkotikët. Ndërsa Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale edhe në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.

SPAK thotë se për 13 vite nga viti 2010 deri në 2023, vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj së bashku me të njohurin e tyre Ardjan Malasin, kanë investuar në pasuri të paluajtshme në vendin tonë, kanë kryer shitblerje dhe transferime pronësish e veprime financiare fiktive me qëllim pastrimin e të ardhurave.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 18, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 65, datë 17.10.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal.

3. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besjan Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

4. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burgim.

6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

7. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonard Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vite burgim.

8. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 vite burgim.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

11. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Malasi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Dashi për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Dashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

15. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën Rajmonda Dashi, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Dashi me anë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale provat materiale si: aparat telefonik celular i markës “Nokia”, model "3310 TA-1006", me kartë sim të kompanisë "Vodafone" me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës "iPhone X", me kartë sim të kompanisë "One" me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës "iPhone 13", sekuestruar shtetases Rajmonda Dashi; Njësi kompjuterike sekuestruar në zyrën e shoqërisë "Ledio 04" me numër serial **** dhe shuma e parave prej 2095 euro dhe 239500 lekësh sekuestruar në automjetin e të pandehurit Ardjan Malasi.

18. Qëndrimin në fashikull të provave materiale: DVD me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 49 datë 28.03.2024; USB e markës "Verbatim" me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 55 datë 03.04.2024; Hard disk i jashtëm markës "Verbatim" me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 184; Fotokopje e regjistrit noterial me mbishkrimin në kapakun me ngjyrë vishnje, noter L.M. Në faqen e parë të regjistrit noterial fillon me aktin noterial nr. **** rep. Nr. ****kol. datë 13.06.2023 dhe veprimi i fundit noterial është me nr. **** rep. datë 05.10.2023, gjithsej 78 fletë, sekuestruar shtetasit L.M, me procesverbalin e datës 09.11.2023; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 1 deri në numrin rendor 31 sekuestruar në banesën e të pandehurit Ardjan Malasi; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri 2 deri në numrin rendor 7 sekuestruar në banesën e të pandehurës Rajmonda Dashi.

19. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma "ç” të K.Pr.Penale kthimin e provave materiale të pandehurve: Njësi qëndrore e markës "Dell", me Service tag ****, Express Service Code ****, sekuestruar shtetasit L.M me proceverbalin e datës

09.11.2023. nëntë 9 (nëntë) regjistra noterial sekuestruar shtetasit L.M, me proceverbalin e datës 09.11.2023, shtetasit L.M. Një çantë krahu lëkure me rrip, me ngjyrë blu e errët, me mbishkrimin "ARMANI JEANS", sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi. Pasaportë shqiptare e shtetases Rajmonda Dashi me nr. ****.

20. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

21. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

 

Lini një Përgjigje