TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 14:37

Operacioni anti-drogë në Elbasan me 30 të shoqëruar, sëmuret njëri nga të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni anti-drogë në Elbasan me 30 të shoqëruar,

Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë, mësohet se është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur.

Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.

Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.

Lini një Përgjigje