TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 22:04

Nuk ndalen vetëvrasjet, gjendet i vetëvarur në oborrin e një kishe në Finiq ish-polici

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen vetëvrasjet, gjendet i vetëvarur në oborrin e një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Finiq, teksa duket se vendi jonë nuk po gjen qetësi nga vetëvrasjet.

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit. Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivët.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Bëhet me dije se viktima është ish– efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.

Kujtojmë se javën e fundit ka pasur një numër të lartë të vetëvrasjeve në vend. Ditën e djeshme mësuesi amerikan i shkollës private pasi vrau gruan dhe 2 qentë e tij, u vetëvar.

Lini një Përgjigje