TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 11:48

Ngjarje e rëndë në Gramsh, 23-vjeçari shantazh online të miturës; e detyron të pijë ilaçe

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Gramsh, 23-vjeçari shantazh online

Efektivët e komisariatit të policisë në Gramsh kanë shpallur në kërkim një 23-vjeçar, i cili përmes shantazhit ndaj një vajze të mitur, se do i postonte në rrjetet sociale materiale që cenonin privatësinë e saj, e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.

Sipas policisë, e vënë nën shantazhin e 23-vjecarit, vajza 17 vjeç, konsumoi një sasi medikamentesh mjekësore, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e mjekëve, bëri që të shpëtojë dhe të mos rrezikojë jetën e saj.

Pasi tregoi gjithçka në polici, se djali i bënte presion dhe e shantazhonte me mesazhe në rrjetet sociale.

Uniformat blu e shpallën në kërkim 23-vjecarin me inicialet P.K, me banim në Gramsh.

Lini një Përgjigje