TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 11:24

Ekzekutoi Gentjan Bejtjan, kush është vlonjati i shumëkërkuar i njohur si ‘Pole Qorri’; urdhri për vrasjen u dha nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutoi Gentjan Bejtjan, kush është vlonjati i
Gentjan Bejtja

Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa rezulton se ka tre emra.

Florian Plaku, 41-vjeçari nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia si një nga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.

Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa rezulton se ka tre emra.

Për arrestimin e atentatorit, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia e Vlorës ka kryer kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur. Dyshohet se është në Dubai. Grupi hetimor ka dyshime që urdhri i vrasjes është dhënë nga Dubai ku vijojnë vijojnë hetimet me autoritetet e huaja.

Policia thotë se ndaj tij më datën 26 korrik është caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e detajuar të bërë publik pesë muaj pas krimit të rëndë, policia sqaron se nga hetimet ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Po sipas hetimeve, policia thotë se është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, thotë policia.

 

gentjan bejtja

Lini një Përgjigje