
Shpërthimi i fuqishëm tronditi qytetin e Lushnjës pasditen e djeshme duke shkaktuar vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 personave ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në bizneset dhe banesat përreth.
Disa nga banorët e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec.
“Jemi trembur shumë. Çunit i është prishur çatia. Nuk lejohet të punosh me bombola gazi. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë bukë jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shtëpitë. Ka qenë tamam si shpërthimi i Gërdecit”, tha një banore.
Ndërkohë, Inspektoriati shtetëror ka shkuar në vendngjarje, një ditë pas tragjedisë në Lushnjë me 2 viktima dhe 7 të plagosur, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela.
Mësohet se në vendngjarje ndodhen gjithashtu prokurorja e Fierit, inxhinierë të OSHEE, njësia anti-eksploziv dhe policia e Lushnjës.
Katër prej të plagosurve që ndodhen në spitalin e Lushnjës, raportohet janë jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje