TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2023, 12:39

Ngjarja makabre në Itali, rrëfehet për herë të parë Tefta Malaj: Taulanti donte të vriste edhe djalin, vajzën e ka ngacmuar seksualisht

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja makabre në Itali, rrëfehet për herë të

Gruaja e Taulant Malajt, Tefta Malaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis.

Ajo ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi nga 45-vjeçari.

E shtruar në spital, duke u prononcuar në një emision televiziv, Tefta Malaj shokoi me deklaratën e saj ku tha se Taulanti e ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, Xhesikën, të cilën e vrau me thikë teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën nga sulmi i tij.

Lidhur me akuzat e tij, Tefta Malaj shprehet se janë të pavërteta, madje është e gjitha për të fshehur të vërtetën e madhe, sesi ai kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të bijën.

Ajo madje u shpreh se në shtëpinë  e tyre ishin instaluar kamera për shkak të veprimit monstruoz ndaj të bijës. 

“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai mostra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë. Ajo nuk e deshte më si baba dhe kjo ka qenë arsyeja se pse e vrau.”- tha Tefta Malaj në një emision televiziv.

Ajo ka rrëfyer më tej ditën kur ndodhi ngjarja, që sipas saj ato kanë qenë në gjumë, në momentin kur 45-vjeçari fillimisht ka tentuar që të vrasë djalin me thikë.

Tefta tregon që në shtëpinë e tyre ka pasur kamera sigurie, të cilat duhet të administrohen sa më parë nga ana e policisë italiane.

Ishim duke fjetur të gjithë, nuk e ndjeva që po dilte, mori djalin para, donte që të therte djalin, na gjuante me shqelma ndërkohë që bënte videon.

Vajza dëgjoi zhurmën dhe doli, vajzën nuk e ka dashur, do ti them ca gjëra më tutje. Nuk më ka akuzuar më parë për tradhti, jemi zënë më përpara, unë i kam dhënë një mundësi më idenë që do të ndryshonte.

tefta malaj taulant malaj itali

Lini një Përgjigje