TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 18:10

Nga Spanja në Kamëz/ Aksion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen 2.2 kg kokainë; arrestohen dy kushërinj

Shkruar nga Pamfleti

Nga Spanja në Kamëz/ Aksion antidrogë në Tiranë,

Policia ka zhvilluar një aksion në Tiranë, ku ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit.

Lënda narkotike dyshohet se kishte ardhur nga Spanja dhe ishte planifikuar të shitej në doza të vogla në Fresk.

Mësohet se nga operacioni janë arrestuar dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët gjatë kontrollit kanë tentuar të arratisen, por janë kapur nga policia pranë shinave të trenit në zonën e Institutit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e shpërndarjes.

Lini një Përgjigje