Atentati brenda pak minutash dhe në një zonë tepër të frekuentuar dhe me siguri të lartë. Dyshohet se autorët kanë pasur informatorë që nga Spanja për lëvizjen e viktimës.

Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.
Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë-Krujë.
Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët. Deri tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin.
Janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.
Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerr se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.
Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
Si ndodhi atentati?

Ditën e djeshme janë publikuar pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas dje më 11 nëntor, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.
Siç duket në pamje, autorët i kanë zënë pritë makinës së bardhë tip Benz, brenda së cilës ndodhej Gilmando Dani.
Tre persona të maskuar dhe me kallashnikovë dalin nga makina tip Toyota dhe qëllojnë menjëherë në breshëri plumbash në drejtim të makinës së bardhë. Pas të shtënave, Benzi ndalon në mes të rrugës.
Pasi Benzi ku ndodhej Gilmando Dani ndalon, një prej autorëve zbret nga makina e zezë dhe qëllon në krahun ku ndodhej viktima. Në një moment, autorët dalin jashtë dhe shkëmbejnë edhe kallashët.
Gjatë kohës që kryhet vrasja, asnjë makinë nuk shihet pranë atentatorëve. Pas gjithë skenës, atentatorët largohen në drejtim të Fushë Krujës, ku më pas dogjën mjetin në fshatin Halil. Brenda në mjet ata lanë dhe katër armët, që përdorën në vrasje.
Gjithçka ndodhi brenda pak minutash dhe në një zonë tepër të frekuentuar dhe me siguri të lartë. Dyshohet se autorët kanë pasur informatorë që nga Spanja për lëvizjen e viktimës.
Si pasojë e atentatit, u vra Gilmando Dani, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, shoferi Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së. Pas ngjarjes, AMP ndaloi dy oficerë, për emërimin e paligjshëm të Shaljanit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore./ Pamfleti
Lini një Përgjigje