TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 10:07

Dosja ‘Sterilizimi’/ Mungesa e avokatëve, shtyhet në GJKKO seanca ndaj Ilir Beqajt

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Sterilizimi’/ Mungesa e avokatëve, shtyhet në GJKKO

Mungesa e avokatëve në seancë ka shtyrë procesin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e sterilizimit.

Avokatët e ish-ministrit ishin në një tjetër proces, që zhvillohej paralelisht, ccka ka bërë që trupa gjykuese në GJKKO të shtyjë për në 27 nëntor zhvillimin e seancës së rradhës.

Beqaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, me dyshimin se ka kryer veprime që kanë sjellë dëmtim të buxhetit të shtetit dhe përfitime të padrejta gjatë ushtrimit të funksionit si titullar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Seanca e rradhës do të mbahet paraditen e 27 nëntorit, ndërsa pritet të shqyrtohen pretendimet e palëve dhe kërkesat procedurale të mbrojtjes.

Lini një Përgjigje