TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 16:48

Shpërndante foto dhe video pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante foto dhe video pornografike me të mitur, arrestohet

Operacioni ndërkombëtar i koduar “STREAM” ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike në internet që përfshijnë të mitur.

Në pranga ka rënë shtetasi M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Operacioni “STREAM” u zhvillua me mbështetjen e EUROPOL-it dhe me bashkëpunimin e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

29 vjeçari u zbulua pas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL.

Autoritetet shqiptare theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga abuzimi në internet, duke u bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe të rinjve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes apo prodhimit të materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër abuzimi seksual online, në kanalet zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje