TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2024, 14:26

Në kërkim për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër; policia dhe FSK i gjejnë armë dhe municion luftarak në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për drogë, arrestohet 46-vjeçari në

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për trafik droge.

Blutë njoftojnë se në shtëpinë e 46-vjeçarit Nik Lami, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak.

Sipas policisë rezultoi se 46-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.

"Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë finalizuan operacionin e koduar “Double”. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesë, disa armë, është finalizuar operacioni, gjatë të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi N. L., 46 vjeç, banues në fshatin Xhan.

Nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje