TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 10:06

Me 60 kilogramë drogë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë; zbardhen emrat 

Shkruar nga Pamfleti
Me 60 kilogramë drogë në makinë, arrestohen dy persona
Droga e sekuestruar

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet një sasi prej mbi 60 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në afërsi të zonës së Thumanës, ku mjeti me të cilin udhëtonin dy shtetasit është ndaluar për kontroll. Gjatë verifikimeve, brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 59 pako të mbështjella me lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si i Enea Tahir 37 vjeç, dhe dhe Besnik Shabani 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Lënda narkotike dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në zonën e Tiranës ose në qytete të tjera.

"Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 37 vjeç dhe B. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim droge

Lini një Përgjigje