TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 08:34

Atentati në Durrës/ Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat kapën edhe qendrën shëndetësore

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Durrës/ Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat
Atentati në Durrës

Këto janë pamjet nga ngjarje e rëndë që tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Nga atentati mbeti i vrarë Ermir Dedja 29-vjec, i cili ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra.

Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta, ndërsa sikurse shihet nga pamjet, plumbat kanë kapur edhe dritaren e qendrës shëndetësore në Durrës.

Atentati në Durrës/ Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosove.

Dy vite më pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

 

atentati në durrës

Lini një Përgjigje