TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2025, 15:51

Makina e policisë përplaset me "Benz"-in, plagosen 2 efektivë në aksin Fier-Patos

Shkruar nga Pamfleti

Makina e policisë përplaset me "Benz"-in, plagosen 2

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Rreth orës 15:10, një automjet i policisë me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Kështjella”.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy efektivë të komisariatit të Fierit dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Mësohet se automjeti tip “Benz” drejtohej nga një femër.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht dyshohet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.

Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhe rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje