
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një shtetas italian mësohet se ka humbur jetën pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në kryeqytet.
Mësohet se 63-vjeçari nga Italia i cili ishte me banim të përkohshëm në Tiranë, më datë 20 maj ka bërë një ndërhyrje te një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve, më pas më 22 maj është paraqitur për mjekim dhe nuk është ndjerë mirë.
Ndërkohë që pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga mjekët, 63-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Policia dhe grupi hetimor kanë marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarje.
“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë.
63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njofton polica.
Lini një Përgjigje