
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi i ka gjetur rreth 800 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të shitej në kryeqytet.
Policia njofton se, në kuadër të operacionit “In Time”, u identifikua, u kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u arrestua shtetasi R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen me doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje