Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erjon Goxharën, i cili ka plagosur më 19 gusht inxhinierin e ERE-së pasi kishte pasur një flirt me bashkëshorten e tij.
Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë por se në janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar se kush ishte.
Gjatë dëshmisë gruaja ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune.
Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhëtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti tek ‘Komuna e Parisit’ e ka kërcënuar me jetë.
“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje për shkak të flirtit.
Edhe nipi I Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe e tronditur.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës.
E.R ka thënë se rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend E.R e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.
Dëshmia e plotë e të birit:
“Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Ne kemi biseduar disa here pastaj kësaj telefonate ku ai më ka tëenë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pai atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua me u duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik. Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire.
Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg.
Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas. Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BME x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise. Ai me u afrua mua dhe me mori dhe sebashku ne hipem ne mjetin BMË x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.
Lini një Përgjigje