
Policia Kufirit në Durrës ka ndaluar ditën e sotme një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese. Në atuomjetin e ndaluar i cili vinte nga Ancona drejt Durrësit, ndodheshin tre persona të cilët janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza.
Trageti ka mbërritur në orën 23:00 të mbrëmjes dhe do të kthehej sërish në 7 të mëngjesit drejt Italisë.
Pas inspektimit të mjetit dhe verifikimeve, 2 prej tyre kanë rezultuar zyrtarë të Guardia di Finanzës, ndërkohë personi tjetër nuk është zyrtar (të tre shtetas italianë). Ata janë marrë në pyetje dhe janë kthyer në Itali, ndërsa pajiset, të cilat dyshohen se janë për përgjim janë sekuestruar.
Situata mbetet e paqartë. Ende nuk dihet pse u lanë të lirë tre persoant që i transportonin mjetet e përgjimit. Gjithashtu nuk dihet përse po futeshin këto mjete përgjuese në Shqipëri, kush do t’i përdorte dhe për çfarë? Nuk dihet nëse pajisjet kanë kryer përgjime.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje