TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 08:22

I maskuar dhe me biçikletë, autori i përfshirë në 6 shpërthime; Tritoli në banesën e deputetit Mziu, detajet e reja

Shkruar nga Pamfleti

I maskuar dhe me biçikletë, autori i përfshirë në 6

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak kohë më parë, kur në murrin rrethues të banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, u vendos një sasi tritoli, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas News24, kamerat e sigurisë kanë fiksuar lëvizjet e një personi që dyshohet se është edhe autori i ngjarjes.

Madje dyshohet se i njëjti person që vendosi tritolin në banesën e Mziut ka vendosur tritol edhe në një godinë ku ndodhej një lokal në zonën e Kamzës.

Sipas News24, e cila i referohet burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se i njëjti autor fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

Për ngjarjen e ndodhur në lokalin në Kamëz, policia njoftoi arrestimin e 3 personave të cilët ishin Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Sipas policisë, tritoli që iu vendos lokalit nuk kishte lidhje me pronarët e restorantit, por me atë të ndërtesës ku ndodhej njësia e shërbimit. Nga raportimet konflikti nisi për një gjobë 500 mijë euro që i ishte vendosur pronarit të godinës dhe në momentin që nuk është paguar iu vendos tritol restorantit. 

 

Lini një Përgjigje