
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë.
Nga raportimet mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20.
Mësohet se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur shtetasi Marilen Jata, rreth 40 vjeç. Nga raportimet mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbë.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje