TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 09:55

Hakmarrja e pronarit të "Monopol" që u arrestua nga SPAK; si nisi në Londër saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në Burrel

Shkruar nga Pamfleti
Hakmarrja e pronarit të "Monopol" që u arrestua nga SPAK; si
Saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në Burrel

Porositësi i vrasjës së Klevis Lleshit është zbuluar ditën e sotme dhe është vënë në pranga nga policia.

Ai është Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol”, i cili ndodhet në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, fisi i të cilit ka qenë në hasmëri me fisin Lleshi prej vitit 2012. E gjithë ngjarja nisi me një miqësi të shkatërruar në Londër mes dy pjestarëve të dy fiseve të ndryshëm.

Si nisi hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

Lleshaj është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura.

Por, ndërkohë që Lleshaj kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Në 5 gusht të vitit 2020, është parë për herë të fundit Klevis Lleshi i gjallë. Atë mesditë, Lleshi ka humbur kontaktet me çdo njeri dhe trupi i tij është gjketur vetëm 2 vite më vonë i groposur në një fshat të Kurbinit. Vrasja e Lleshit u zbardh nga transkriptimet në SkyEcc. 

saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në burrel

Lini një Përgjigje