TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 22:08

FNSH dhe RENEA “blindojnë” Vlorën, aksion për kapjen e personave në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

FNSH dhe RENEA “blindojnë” Vlorën, aksion për kapjen

Në rrugët e Vlorës këtë mbrëmje ka numër të shtuar të forcave policore.
Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle ndaj automjeteve.
Në fokus të këtyre kontrollove janë veçanërisht automjetet me xhama të zinj.
Forcat policore po kryejnë kontrolle të imtësishme, ku drejtuesit e mjeteve kontrollohen edhe për armë, sende të forta dhe lëndë narkotike.

FNSH dhe RENEA janë në kërkim edhe të personave që njihen si eksponentë të krimit.

Kontrollet janë intensifikuar edhe pas vrasjes me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

vlore fnsh renea

Lini një Përgjigje