TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 11:05

Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ Dyshohet se autori mbuloi fytyrën me maskë silikoni dhe vendosi bark artificial

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ Dyshohet se autori mbuloi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt dy ditë më parë në Vlorë.

Raportohet se ka dyshime që autori i vrasjes ka qenë i maskuar me një maskë silikoni, duke mbuluar tërësisht fytyrën. Gjithashtu ai ka vendosur një maskë të zezë kirurgjikale, si edhe kapele për të fshehur identitetin.

Për të humbur më tej gjurmët, besohet se autori ka vendosur edhe një bark artificial, duke vështirësuar më tej identifikimin e tij nga autoritetet.

Sakaq, dyshohet se pas kryerjes së ekzekutimit të 58-vjeçarit Hoxhaj, autori është arratisur drejt Greqisë.

 

Lini një Përgjigje