TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2024, 12:58

Ekstradimi i Bruno Çobos nga Dubai, publikohen pamjet e momentit kur mbërrin në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i Bruno Çobos nga Dubai, publikohen pamjet e momentit kur

Bruno Çobo, i shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim me 16 persona të tjerë është deportuar sot nga Dubai, ekstradimi i parë që ndodh mes dy vendeve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e momentit të mbërritjes së Çobos në aeroportin e Rinasit.

“Një përgëzim i meritur për Interpol Tirana Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla.

Çobo akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit. 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

dubai bruno cobo ekstradim taulant balla

Lini një Përgjigje