TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2025, 09:25

“E vranë, e vranë”/ Dëgjoi të shtënat dhe lajmëroi policinë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

“E vranë, e vranë”/ Dëgjoi të shtënat dhe

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga uniformat blu.

Një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi.

Sipas informacioneve për mediat, 58-vjeçari është qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e pajetë, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga uniformat blu.

"E vranë mo e vranë...o Zot, o Zot i madh", tha ajo. 

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ndërkohë që ende nuk ka një pistë në lidhje me shkakun, teksa policia e Vlorës ka marre dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku mendohet se mund të ketë kaluar autori.

Viktima ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve, dhe bashkëjetonte me një grua.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje