TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2024, 10:53

E rëndë në Kukës, 26-vjeçarja gjendet e pajetë në hidrocentralin e Orgjostit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kukës, 26-vjeçarja gjendet e pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur dje pa shenja jetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Bëhet me dije se nga verifikimi i trupit nga ekspertët mjekoligjorë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas policisë dy ditë më parë, familja e të resë kishte bërë denoncim për largimin e saj nga banesa.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”, njofton policia.

kukes

Lini një Përgjigje