TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2023, 12:16

E rëndë në Itali/ Burri godet disa herë me thikë gruan e tij, 43-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali/ Burri godet disa herë me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Barit në Itali.

Një grua 43-vjeçare është sulmuar disa herë me thikë në Itali nga burri i saj. Autori 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij duke e lënë në gjendje kritike. Ai është ndaluar menjëherë nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas disa keqkuptimeve martesore. Viktima 43-vjeçare është me origjinë shqiptare, pas sulmit ajo u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Personeli i Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Krahinor të Karabinierëve të Barit ndërhyri gjithashtu në shtëpinë e bashkëshortëve dhe gjatë kontrollit gjeti edhe thikën e përdorur pothuajse me siguri në sulm. Karabinierët janë duke hetuar për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e sulmit.

bari itali palgoset 43-vjeçarja shqiptare

Lini një Përgjigje