
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku për pasojë ka humbur jetën një 56-vjeçare.
56 vjeçarja humbi jetën pasi u zu poshtë nga porta e hekurit e banesës së saj.
"Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje