TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2025, 20:41

Drejtonte rrjetin e kokainës në Ekuador, kush është Dritan Gjika dhe si arriti të pastronte 31 mln dollarë!

Shkruar nga Pamfleti

Drejtonte rrjetin e kokainës në Ekuador, kush është Dritan

Dritan Gjika, një emër pak i njohur për publikun shqiptar, por një figurë qendrore në skemën e pastrimit të parave nga trafiku i kokainës në Ekuador, u arrestua sot në Abu Dhabi. I lindur në vitin 1976 dhe me një arsimim të mesëm, Gjika përflitet se gjatë pandemisë ka shfaqur një rritje të papritur të pasurisë, duke ngritur dyshimet e para për aktivitetin e tij të dyshimtë financiar.

Mes viteve 2015 dhe 2018, shqiptari nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat, sipas Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (SRI). Në vitin 2019 dhe 2020, vlera që u tatua i kaloi 500 dollarët, në secilin prej atyre viteve. Por në vitin 2021, ai pagoi 15,342 dollarë tatimin mbi të ardhurat, ndërsa taksa e daljes së monedhës atë vit i kaloi 3,700 dollarët. Në vitin 2022 nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat; por kontribuoi me 1,805 dollarë për dalje të valutës së huaj.

Cili ishte aktiviteti fitimprurës i Gjikës në Ekuador?

Gjika inkorporoi një duzinë kompanish në të njëjtën ditë, më 17 qershor 2021, së bashku me Rubén Cherres. Gjëja e dyshimtë e kompanive të krijuara njëkohësisht është se ato kanë një gamë të gjerë objektesh sociale, duke filluar nga prodhimi i mishit, përmes turizmit dhe promovimit të shfaqjeve, sipas dokumenteve që dalin në hetimin e kryer nga zyra e asambleistit Ricardo Vanegas.

Sipas policisë shqiptar, Gjika nuk ka precedentë penalë dhe nuk është arrestuar nga policia shqiptare.

Megjithatë, në shtator 2021, policia italiane e dëboi atë nga Treviso, Itali, pasi nuk kishte mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në atë vend. Të dhënat tregojnë se ai ka udhëtuar mes Shqipërisë dhe Dubait.

Më 7 janar të 2023, në prag të shpërndarjes së audiove të para që zbardhën rastin, shqiptari Gjika u nis drejt Turqisë.

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar se ai ka ngritur një perandori për pastrimin e parave të kokainës. Bëhet fjalë për afro 31 milionë dollarë të pastruar nga grupi i tij.

Drejtonte rrjetin e kokainës në Ekuador, kush është Dritan

Sipas prokurorit të çështjes, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në Guayas kishte një kompani transporti të dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme me kamionë.

Po kështu, në provincat Guayas, Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, operonte një organizatë kriminale e dedikuar për pastrimin e parave të vëna nga trafiku i drogës, e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika dhe shtetas të tjerë, të cilët me ndihmën e të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kishin krijuar disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit.

Këto aktivitete janë kryer për të fshehur origjinën reale të parave të paligjshme, duke bërë të mundur pastrimin e afro 31 milionë dollarëve, në periudhën 2015-2024.

Këta shtetas blinin pasuri të ndryshme si automjete luksi dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje, të ndodhura në katër provinca të vendit.

Përveç kësaj, Policia Kombëtare raportoi sekuestrimin e disa ngarkesave droge që tentoheshin të dërgoheshin përmes kompanive të lidhura me personat e hetuar, në vende të tilla si Turqia, Holanda, Porto Riko, etj.

Në seancën parparake, Prokuroria paraqiti më shumë se 40 prova të mbledhura gjatë fazës hetimore, duke lënë në burg 5 të arrestuarit, bashkëpunëtorë të Gjikës dhe duke sekuestruar të gjitha pasuritë.

 

Lini një Përgjigje