TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2025, 18:34

Dosja “Plumbi i Artë”/ U shpëtoi dy atentateve nga "ushtarët" e Dumanit, dëshmon Aredin Behari: E kam nga vëllezërit Pashaj

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Plumbi i Artë”/ U shpëtoi dy atentateve nga

Aredin Behari, i cili u ka shpëtuar 2 atentateve, në 2017 dhe 2019, tregoi sot në Gjykatën e Posaçme rrethanat e 2 episodeve, dhe pse që në fillim ka qenë i bindur se planet për eliminimin e tij ishte të organizuara nga vëllezërit Ardian Pashaj dhe Albert Pashaj.

Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Beharit.

Për eliminimin e tij, Albert Pashaj kontaktoi “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, të cilin e ka paguar 80 mijë euro.

Ky i fundit ka porositur dhe ka kontaktuar bashkëpunëtorin e tij Skerdi Tase.

Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë. Ndërsa në 2019-ën, Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi.

Në seancën e sotme gjyqësore të çështjes “Plumbi i Artë”, Ardian Behari pretendoi gjatë dëshmisë së tij se shkak kryesor i konfliktit me 2 vëllezërit është një apartament, raporton "Shqiptarja.com".

Dëshmia e Ardian Beharit: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam pasur një Ford 2002. Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirrte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjëherë. Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapuç. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhashë shpjegime se çfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn. Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.

Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme. Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerrin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojëqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin. Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia. 

Lini një Përgjigje