TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2023, 10:41

Del kartela e narkotrafikantit Dritan Rexhepi, llogaritë të hapura me drejtësinë e 4 shteteve

Shkruar nga Pamfleti

Del kartela e narkotrafikantit Dritan Rexhepi, llogaritë të hapura me

Teksa Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll, pasi ishte në kërkim ndërsa ishte personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtarisht, do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.

Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë.

Ai nuk konsiderohej kaq i rrezikshëm por ishte një student i Juridikut, i ardhur nga Vlora. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shndërrohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador. Ai u dënua nga Ekuadori dhe u lirua më kusht.. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello.

Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false.

Del kartela e narkotrafikantit Dritan Rexhepi, llogaritë të hapura me

Po ashtu, Rexhepi ka llogari të hapura dhe me autoritetet shqiptare, për një seri ngjarjes, mes të cilave është dhe ajo e zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Ndërkohë mediat kanë publikuar kartelën e bosit të kokainës në Ekuador, që akuzohet se furnizonte me drogë Europën.

dritan rexhepi

Lini një Përgjigje