TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 15:21

I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 2.8 vite burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 2.8 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit Leonard Palushi të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.

Palushi dyshohet se nëpërmjet rryshfetit ka devijuar hetimet për dy ngjarjë në Elbasan, për llogari të Erjon Alibejt.

Palushi u arrestua në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ pasi dyshohej se kishte kryer manipulime provash në disa ngjarje kriminale, kur ka shërbyer si efektiv në Elbasan.

Sipas SPAK, në vitin 2020, Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt.

Palushi, sipas pretencës përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që SPAK kërkoi përfundimisht dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj.

 

leonard palushi spak

Lini një Përgjigje