TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2024, 14:14

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen katër automjete; krijohet trafik i rënduar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen

Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Sukth.

Sipas burimeve nga policia, nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje, por pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkaq mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur edhe pranë Maminasit, në autostradë.

Lini një Përgjigje