
Zbardhen detaje nga atentati në Don Bosko në muajin shtator. Për pasojë është arrestuar shtetasi Denis Tahiri si i dyshuar.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar dinamikën e ngjarjes se si u identifikua Tahiri.
Ajo raporton se menjëherë pas atentatit Tahiri ka shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë të marrë me qira.
“I dyshuari Denis Tahiri është identifikuar pasi ka shkuar në ngjarje me një automjet të cilin i kishte vendosur targat e makinës të një makine tjetër që e kishte marrë me qira. Një kamer sigurie identifikoi targat. Kur është pyetur pronari i vërtetë i automjetit të marrë me qira, ai ka pohuar se makina i është dhënë me qira Tahirit.”, raportoi gazetarja.
Lini një Përgjigje