Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Mësohet se në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur pesë persona. Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje