TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 15:11

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, humb jetën një person; tjetri në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, humb
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të segmentit rrugor, pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një  tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Identiteti i viktimës nuk është zbardhur ende.

Në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident i rende ne panaja autostrada vlore-levan aksident me vdekje

Lini një Përgjigje