
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Peqin, ku humbën jetën dy të rinj.
Sipas policisë, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkak i aksidentit që i mori jetën dy 24-vjeçarëve, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, pasi u përplasën me shkallët e një shtëpie në hyrje të Peqinit, teksa udhëtonin me makinë.
Gjithashtu, nuk përjashtohet pista hetimore që 2 të rinjtë të kenë humbur kontrollin e automjetit sepse mund të kenë qenë të dehur.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 gushtit 2025. 24-vjeçari Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.
Lini një Përgjigje