TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 14:10

Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga

Një shofer kamioni 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi në kabinën e automjetit që drejtonte iu gjetën rreth 49 telefona celularë të markës iPhone.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, pasi gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, në pjesën e kabinës u zbuluan dhjetëra celularë, për të cilët nuk kishte dokumentacion apo fatura blerjeje.

Celularët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 aparate të tjera celularë që ai përdorte.

"Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, për kontrabandë me pajisje elektronike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte S. I., në hyrje të portit, policia gjeti të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.

Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje