TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 14:17

La protesta del DP e il messaggio americano attraverso l'Ambasciata

Shkruar nga Pamfleti

La protesta del DP e il messaggio americano attraverso l'Ambasciata

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit...

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare të hënën pasdite, me detajet se si do të zhvillohet ajo që mbahen sekret nga selia e demokratëve.

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike (PD), u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me atë që ai e quajti një revoltë qytetare kundër regjimit të Edi Ramës.

Madje, Berisha ka deklaruar se kjo është një betejë që ose do të çojë në rrëzimin e Edi Ramës, ose opozita do të shuhet. Shkurt, Berisha, në prag të protestës, ka zgjedhur të rrisë temperaturat, ndoshta për të bindur militantët e PD-së se ata që do të udhëtojnë nga rrethet në kryeqytet nuk do të vijnë thjesht për një shëtitje.

Ndërkohë, përpara Berishës, ishte deputeti Gjin Gjoni ai që paralajmëroi se protesta mund të shkaktonte dhunë, edhe pse ia hoqi përgjegjësinë PD-së dhe ia hodhi atë qytetarëve, të cilët sipas ligjvënësit demokrat janë shumë të revoltuar.

Nga ana tjetër, Policia ka publikuar një plan masash, duke bllokuar disa segmente rrugore në Tiranë, si dhe duke angazhuar mbi 1,300 trupa policie, përfshirë njësi speciale, si RENEA, për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Ende nuk ka informacion se sa orë mund të zgjasë protesta dhe çfarë skenarësh mund të aplikojë opozita, por duket se Policia ka marrë masa duke mbledhur informacione, kryesisht nga rrethet, për individë problematikë që mund t’i bashkohen tubimit dhe mund të kryejnë akte dhune.  

Një mesazh para protestës u dha edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Pavarësisht administratës që drejton Shtëpinë e Bardhë, mesazhi i dhënë nga Ambasada Amerikane është pothuajse standard, që lidhet me sigurinë e qytetarëve amerikanë.

Ambasada ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me një protestë të planifikuar për mbrëmjen e së hënës, më 22 dhjetor 2025, në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, protesta pritet të fillojë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë ndërtesës së Kryeministrisë. Protestuesit pritet të mblidhen në këtë zonë, ndërsa autoritetet parashikojnë prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje. Për këtë arsye, personelit të Ambasadës Amerikane i është këshilluar të shmangë zonën e protestës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Njoftimi thekson se, ndonëse protestat shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. /Pamfleti/

 

ambasada e shba protesta pd

Lini një Përgjigje