
Mbrëmë, tashmë në pension me fëmijët të rritur të gatshëm për të marrë pjesë sipas profecisë, shoh Çunin e Spiros (ish hetues i diktaturës) që përfaqësonte PD e ri themeluar si palë humbëse...
30 vjet më parë në vjeshtën e vitit 1993 në detyrën e ish Kryetarit të Komitetit të ish të Përndjekurve politikë (anëtar i qeverisë Meksi) pata një bisedë me ish Presidentin Sali Berisha. Eduard më tha, të gjithë fëmijët e ish të përndjekurve politikë të shkojnë në Universitet, të gjithë pa përjashtim që kanë bërë kërkesë. E di, vazhdoi ai, se një pjesë do ta lënë shkollën që vitin e parë, një pjesë do të mbesin rrugës, pjesa më e madhe do ta mbarojnë shkollën dhe do të kontribuojnë në sistemin e ri secili në profesionin e vet. Ndërsa një pjesë do të shkëlqejnë dhe do të krijojnë elitën e ardhme të PD.
U tha u bë, mijëra të rinj e të reja nga shtresat e popullit që deri në atë kohë ishin privuar nga e drejta e shkollës së lartë studiuan dhe u diplomua ekzakt siç e kishte parashikuar ish Presidenti.
Mbrëmë, tashmë në pension me fëmijët të rritur të gatshëm për të marrë pjesë sipas profecisë, shoh Çunin e Spiros (ish hetues i diktaturës) që përfaqësonte PD e ri themeluar si palë humbëse. Thjesht më erdhi keq.
*Ish i burgosur politik i diktaturës komuniste.
Lini një Përgjigje