TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Korrik 2025, 15:23

Tradhëtia kombëtare e dhurimit të fushave të naftës!

Shkruar nga Mentor Kikia

Tradhëtia kombëtare e dhurimit të fushave të naftës!

Këta janë për tu djegur të gjithë në landfillin e Elbasanit!

Shqiptarët po mësojnë se, ndërsa ata e blejnë naftën më shtrenjtë se 95% e popujve të tjerë në Europë, ata jetojnë në një vend prodhues të naftës, por naftën e tyre e shfrytëzojnë kompani të huaja, të cilat nuk kanë paguar as taksa.

Historia e Bankersit, mashtrimet dhe “dalja me humbje çdo vit”, është po kaq e vjetër sa edhe vetë nafta, por Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka denoncuar vetëm në dhjetor 2024.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë…", thuhet ne nje njoftim te prokurorise.

Por, ashtu siç fushat naftëmbajtëse u shitën në mënyrë antikombëtare, ashtu dhe u hesht para mashtrimeve të mëdha, vetëm për një “buzeqeshje apo shtrëngim duarsh me diplomatët”. Ndërsa një burektore e kontrollojnë 5 lloje policish e institucionesh, një kompani që gjeneronte fitime miliarda dollarë, s'e kontrollonte askush.

I falën fushat naftëmbajtëse dhe shkatërruan industrinë përpunuese e naftës, në vend që ta kishim si balancë ndaj tekave të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve. Edhe Zogu, në ditët e tij më të këqija të pushtetit, i kishte kontratat me kompanitë e huaja më të dobishme për vendin e tij.

Shikoni ku ka përfunduar reagimi i shtetit, pasi prej 20 vjetësh ishte bërë palë me hajdutët. …. Janë vendosur masa sigurie përt H.X, L.Ç, L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A. Si dhe janë në kërkim edhe nja 20 shkronja të tjera.
Këta janë për tu djegur të gjithë në landfillin e Elbasanit!

Lini një Përgjigje