TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Mars 2024, 16:43

Të mos harrojmë që rreth 655 mijë votuan për PD para se të divorcohej Basha nga Berisha

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Të mos harrojmë që rreth 655 mijë votuan për PD para se

Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme.

Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato?

Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).

Më 9 shtator 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi që të drejtoj një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ai sondazh rezultoi se elektorati i PD-së ishte i ndarë më dysh – rreth 300 mijë përkrahnin Bashën dhe rreth 300 mijë Berishën. Por me kalimin e muajve, raportet ndryshuan në favor të këtij të fundit në sondazhe.

Dhe më 6 mars 2022, ky ndryshim raportesh u verifikua në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të parakohshme – kandidatët e Bashës dolën pothuaj kudo të tretët, me diferencë nga ata të Berishës e Ramës.

Edhe në zgjedhjet e rregullta lokale të 14 majit të vjetshëm, epërsia e Berishës ndaj Bashës u rikonfirmua përsëri – kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota, ndërsa kandidatët e Bashës mezi morën 100 mijë vota.

Pikërisht këtij realiteti politik duket se i referohet Ambasadori Gonzato. Plus, ndoshta edhe faktit që grupi parlamentar i Bashës ka mbetur si një çetë me 8 vetë.

sali berisha lulzim basha

Lini një Përgjigje