TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Maj 2024, 14:13

SPAK-u tigër prej letre

Shkruar nga Ilir Demalia

SPAK-u tigër prej letre

Berisha, Meta, Kryemadhi, Mehdiu, Zeni, Veliaj, Beqja, Olta, dreqi e i biri, kjo bandë hajdutësh e kriminelësh qe i kanë plaçkitur Shqipërisë me postet e tyre për 34 vjet me skandalet korruptive, me pronat publike private, me vjedhjet e parasë publike dhe private me një përllogaritje të thjeshtë kanë përfituar mbi 20 miliardë dollarë.

Berisha është në arrest shtëpie, që do të thotë se ai nuk ka të drejtë të komunikojë me publikun dhe të mos i hyjë dhe dalë njeri përveç personave që janë “REZIDENT” me Saliun që është Liria.

Njerëzit, ai grup 100 vetësh që i gënjen mëndja se po ndryshojnë rrotën e historisë me përsëritjen e dalë boje të njëjtës histori në rrugën e “Shpresës”, janë në të drejtën e tyre. Por sipas ligjit, askush nuk ka të drejtë të shkojë në apartamentin e tij, qoftë RAI apo deputeti gjerman Elmar Bruk, dhe ti flasë nga dritarja si suprizë atyre poshtë në rrugën. Bruk nuk mund ta bëjë këtë gje në vendin e tij apo ndonjë vend Europian ku drejtësia dhe ligji veprojnë funksionojnë dhe janë të pavarur dhe jo siç është varur Bruk si pensionist në xhepat e Zenit, dhe po ashtu edhe RAI. Kohë krize financiare dhe këtë e ndjejnë më shumë pensionistat si Bruk në Gjermani, ku Argita dhe Zeni kanë investime dhë fëmijët e Gitës me bluzën “lironi babin” shkollohen dhe jetojnë atje.

Berisha, Meta, Kryemadhi, Mehdiu, Zeni, Veliaj, Beqja, Olta, dreqi e i biri, kjo bandë hajdutësh e kriminelësh qe i kanë plaçkitur Shqipërisë me postet e tyre për 34 vjet me skandalet korruptive, me pronat publike private, me vjedhjet e parasë publike dhe private me një përllogaritje të thjeshtë kanë përfituar mbi 20 miliardë dollarë. Dhe sot është kohë që ti përdorin një pjesë për Bruk-izmat pensionistë Europian.

Kjo i bën ata të sigurtë dhe të pandëshkueshëm kur i drejtohen SPAK, si Berisha e quan ORGANIZATË KRIMINALE, Kryemadhi i thotë: As nuk më rruhet për SPAK, Meta i thotë: SPAK-u tarallaku, e të tjera e të tjera këtij m…. i ka dalë era! – do të shkruante Dori i vogël.

Po të isha në vend të Berishës, do të dilja nga shtëpia, do shkoja drejt e në Parlament, më pas në sheshin Skëndërbej me trushpëlarët e rrugës së “Shpresës”, dhe prej aty, në burgun e Fierit për të liruar Belerin dhe kështu kryhet “revolucioni” Bac Berishës.

E garantoj Berishën ta bëjë, se SPAK veç nuk ka çfarë ti bëjë, as Berishës as Monika dhe as Metës, as Erionit, as Oltës, as Mehdiut e me radhë.

spak-u tigër prej letre.

Lini një Përgjigje